Kocijançiq: Urgjentisht t’i jepet fund pasigurisë aktuale

Komisioni Evropian sot sërish bëri thirrje që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe presidenti Gjorge Ivanov të shqyrtojë vendimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç BE ka njoftuar edhe më herët, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të përfundojë pasiguria aktuale dhe qeveria të formohet pa vonim të mëtutjeshëm në bazë të shumicës parlamentare që është formuar”, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

Ajo përkujtoi deklaratat e mëhershme të përfaqësuese së lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, Federika Mogerini, euro- komisarit Johanes Han dhe KE-së, të cilët disa herë kërkuan që presidenti Ivanov të shqyrtoj vendimin e tij për ndarjen e mandatit.