Policia shpëtoi gjyqtarin nga lojtarët e Bayernit
Futbollistët e Bayern Munichun e humbën kontrollin me kritikat e tyre ndaj gjyqtarit Viktor Kassai pas humbjes nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Arturo Vidal, Thiago dhe Robert Lewandowski e kanë përcjell gjyqtarin Viktor Kassai deri brenda zhveshtores për ta kritikuar për vendimet e tij të dyshimta në humbjen e Bayern Munichut nga Real Madrid në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Tre yjet e gjigantit bavarez nuk u ndalën me sharjet ndaj Kassait, raportojnë mediat italiane.
Kurse, për ta qetësuar situatën u nevojit interevenimi i policisë.