Referendumi në Turqi, zgjedhjet në Francë … Evropa po ndryshon
Rezultati i referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi janë paralajmërim për një periudhë të gjatë jostabiliteti në Evropë, sipas mediave të huaja.
Ekspertët e çështjeve politike ndërkombëtare theksojnë se votimi në Turqi, dhe zgjedhjet presidenciale në Francë do të kenë ndikim të madh në vendet e Evropës në të ardhmen, transmeton lajmi.net
Erdoganin e përkrahën shumica e njerëzve nga zonat rurale, por kundër votuan qytetet e mëdha si Stambolli, Izmiri dhe Ankaraja.
“Doli se shoqëria turke ishte e ndarë, dhe se Erdogan nuk do të ketë një rregull unik”, ka thënë Slobodan Jankoviç analistë në Institutin për Politikë Ndërkombëtare.
“Polarizimi në vetë Turqinë do të thotë për ndarjen e shoqërisë, këtë e tregojnë edhe rezultatet e referendumit, përkundër se Turqia donte të kishte një rol të madh në Ballkan”, shton ai.
Për këtë referendum ka reaguar edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz i cili ka thënë se tashmë rruga e Turqisë drejt BE-së është e mbyllur, kurse kancelaria gjermane Angela Merkel ka thënë se Turqia duhet të vazhdojë dialogun me Bashkimin Evropian.
“Në këtë kohë ka dy alternativa për zgjedhjet në francë, kandidati i së djathës dhe i së majtës ekstreme në zgjedhjet presidenciale në Francë (Fillon dhe Le Pen). Të dy praktikisht janë kundër Francës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Zeçeviq nga Instituti për studime evropiane.
Kurse presidenti në largim i Francës, Francois Hollande ka thënë se përkundër se disa kandidatë janë kundër BE-së, uniteti i Evropës duhet të ruhet.