Gjashtë ushqime që ndalohen për shtatzëna
Shmangja e ushqimeve të caktuara mund ta reduktojë rrezikun nga helmimi prej ushqimit, dhe rrezikun e bebes tuaj për problemeve zhvillimore.
Ekspertja e dietave, Susan Short, një zëdhënëse për Shoqatën Britanike të Dietistëve, ka zbuluar ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë:
Djathi i butë
Pasi që mund të shkaktojë infektime bakteriale si listeroza, salmonella dhe shoku toksik.
Sallama dhe pashteta
Çdo pashtetë me produkte mushkërie, është e lartë në vitaminën A e që mund të jetë toksike për zhvillimin e foshnjes.
Peshku
Shmangni peshqit që përmbajnë nivele të larta të merkurit si psh. peshkaqeni, peshk-shpata dhe marlini, e që mund ta prekin sistemin nervor të foshnjes.
Kafeja
Kafeina e tepërt mund të çojë në abortim, apo në peshë të ulët të foshnjes kur lindë. Po ashtu, foshnja mund të zhvillojë varësi ndaj kafeinës, që është esencialisht drogë/ilaç.
Alkooli
Edhe pse thuhet se një gotë ose dy alkool i bëjnë mirë çdokujt, The Chief Medical Officers për Britaninë e Madhe rekomandojnë që nëse jeni shtatzënë apo synoni të mbeteni, atëherë nuk duhet të pini aspak alkool.
Vezët e pagatuara
Po ashtu rrezikojnë që ju të infektoheni nga salmonella.