Pas Stambollit e Ankarasë edhe Izmiri e trondit Erdoganin me rezultat (Foto)

Izmiri është qyteti i dytë i madh që e ka tronditur presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rezultatin e votimit të referendumit të sotëm për ndryshime kushtetuese.

67.77% të qytetarëve të Izmirit kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese që do t’i jepnin pushtet të ri gjithëpërfshirës presidentit Erdogan, transmeton Express.

Ndërkohë, vetëm 32.17% kanë votuar në favor të ndryshimeve.