Reali vuan dhe fiton me një gol të shënuar nga Isco në minutat e fundit të ndeshjes
Real Madridi ka fituar 3:2 ndaj Sporting Gijonit më një gol të shënuar nga Isco në fund të ndeshjes
Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 32’të në La Liga, duke e mposhtur 3:2 në udhëtim Sporting Gijonin.
Mesfushori, Isco, shënoi golin e fitores në minutën e 90’të, për t’ia siguruar fitoren e radhës ekipit të Zinedine Zidane