Krejt bota po kërkon informacione në Google për luftën e tretë botërore (FOTO)

Sipas një statistike të nxjerrë nga “HuffingtonPost” thuhet se shumë përdorues të internetit nëpër tërë botën, në kërkimet e tyre në “Google”, po kërkojnë fjalët kyçe “Lufta e Tretë Botërore” dhe “Lufta e Donald Trumpit”, transmeton Gazeta Express.

Në gjiganti i internetit “Google” kohëve të fundit, kërkimet e njerëzve kanë të bëjnë me luftërat, kështu duke shkruar fjalët kyçe “Lufta e Tretë Botërore” dhe “Lufta e Trump”.

Këto janë bërë temat kryesore në gjithë mediat e botës, duke përfshirë edhe kërkimet në “Google”. Gjatë javëve të fundit, shqetësimi global ishte rreth situatës në Siri, por tani edhe në Korenë e Veriut dhe Afganistanin.

Grafiku i “Google” tregon se çka kanë kërkuar më së shumti njerëzit anë e mbanë botës ditëve të fundit.

Ndër kërkimet tjera janë edhe “Siria Lufta e Tretë Botërore”, “Shkuarja në Luftë” dhe “Rusia SHBA Luftë”./GazetaExpress/