Senatori viziton Manastirin e Graçanicës (Foto)

Senatori Amerikan, John McCain pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, ka vizituar edhe Manastirin në Graçanicë

Bashkë me Presidentin Thaçi, Senatori McCain është ndalur për pak kohë edhe në Manastirin e Graçanicës.

“Sot, Senatori McCain me Presidentin Thaçi pasi që e mori Urdhrin e Lirisë, ishin në vizitë në Manastirin e Graçanicës, për të parë kulturën e ndryshme, dhe u ndal në Soma Book Station për një makiato të Kosovës”, thuhet në shkrimin e Ambasadës Amerikane.