Zbulohet arsyeja e vdekjes së vajzës me ‘sytë më të bukur në botë’ (FOTO)
Modelja Raudha Athif e cila u gjet e varur më 29 mars të këtij viti në konviktin studentor në Bangladesh është vrarë.
Kështu thotë familja e saj.
Hetimet për vdekjen e saj po vazhdojnë derisa fillimisht u raportua për vetëvrasje.
Familja e saj thonë se ajo u vra pasi refuzoi të vishte mbulesën islame.
“Stili i saj i veshjes është i ndaluar si ‘i pamoralshëm’ dhe ‘jo-islamik’ edhe pse në kolegj ajo kishte respektuar veshjen duke mbuluar fytyrën e saj”, tha i vëllai, Rayyan Athif.
“Ajo ishte kritikuar për veshjen e xhinseve dhe i ishte përsëritur shpesh se ato nuk mund t’i vishte në kolegjin mysliman”.
Familjarët thanë se disa javë para vrasjes ajo u kishte treguar se dikush kishte tentuar ta helmonte duke i hedhur barëra në pije.
Hetimet po vazhdojnë.