Nisin sulme të reja në Siri

Sulmet e reja ajrore kanë vënë në shënjestër një qytet në Siri, që u godit nga një sulm kimik më herët këtë javë, thane aktivistët.

Më pak se një ditë pasi SHBA-të bombarduan një bazë ajrore siriane për t’i “dërguar një mesazh” regjimit të Assad-it.

Nuk është e qartë se kush ka sulmuar Khan Sheikhoun, i cili u godit të premten dhe të shtunën, edhe pse vetëm avionët rusë dhe ato të regjimit sirian kanë bombarduar atë zonë të provincës rebele.

Sulmet e fundit vijnë pas sulmit të së premtes nga Shtetet e Bashkuara në një bazë në Sirinë perëndimore e cila sipas SHBA-ve është përdorur për të nisur sulmin kimik së martës, i cili la më shumë se 85 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Sulmet e reja erdhën pasi Rusia, aleati kryesor i regjimit sirian, dërgoi një anije ushtarake me raketa në një port në Sirinë perëndimore duke shfaqur dukshëm forcën si kundërpërgjigje ndaj veprimeve amerikane. /Shekulli/