Kuka krenar me suksesin e xhudisteve që rrëmbyen dy medalje të arta (Foto)

Kuka është krenar me suksesin e xhudisteve të tij në “Grand Prix Antalya 2017”

Trajneri, Driton Kuka, është shprehur se është shumë krenar me suksesin e xhudisteve të tij në “Grand Prix Antalya 2017”, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ditës së sotme Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta në Turqi, që është hera e parë që Kosova fiton dy te arta në Nivelin Grand Prix të Kupave Botërore

 “Ekipi nga Antalya me dy të arta! Krenar me ju”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Në finalen e madhe Krasniqi e rrëmbeu të artën pasi e mposhti izraeliten Gili Cohen, kurse Gjakova e mposhti izraeliten, Timna Nelson Levy.