Bournemouth ndal Liverpoolin
Liverpool nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 2:2 me Bournemouth
Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 2:2 me Bournemouthin, në ndeshjen e zhvilluar në Anfield Road.
Golat për Liverpoolin i shënuan Philippe Coutinho dhe Divock Origi, ndërsa për skuadrën mysafire shënuan Afobe dhe King.
Pas këtij barazimi Liverpool mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, por ka një ndeshje më shumë se City në vendin e katërt me 58 pikë dhe dy ndeshje më shumë se Arsenal në vendin e pestë me 54 pikë.