Funksionalizohet Agjencia e Punësimit e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit e Kosovës.

Gjatë 2 viteve punë, shërbimi i punësimit, identifikoi 25,643 vende të lira pune, një ngritje prej mbi 200% krahasuar 2014 me 2016.

Në fakt vitet 2015 dhe 2016 shënojnë regjistrimin më të lartë të vendeve të lira të punës të regjistruara nga shërbimi punësimit në dhjetë vitet e fundit.

Në dy vite ndërmjetësuam në punësim mbi 12,928 punëkërkues dhe filluam masat aktive të tregut të punës, si subvencionimi pagave, trajnimi në punë, grantet, trajnimet në Qendrat e Aftësimit Profesional, si dhe lehtësuam punësimin në Gjermani dhe heqjen e lejeve për punësim në Shqipëri.