Kadaj-Bujupi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja për të dalë nga bllokada

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që e vetmja zgjidhje për të dalë nga bllokada që e ka kapluar Kosovën janë zgjedhjet e parakohshme, njofton Klan Kosova.

“E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo bllokadë janë zgjedhjet e parakohshme”.

“Mendojmë se sa më parë që të shpërbëhet ky Kuvend dhe Qeveria të bjerë, Kosova mund të kalojë në një kapitull të ri sepse aktualisht jemi në bllokadë.

“Ne jemi më keq se pesë vjet më parë, është e nevojshme me i dhënë fund kësaj situate”.

Kadaj-Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që megjithatë shkuarja në zgjedhje është e vonuar pasi vendi është në krizë.

“Shkuarja në zgjedhje është e vonuar sepse vendi është në krizë dhe kur shtohet edhe fakti se VV do të dalë e para atëherë është një mundësi për ndryshim”.

“Qeveria e ka humbur legjitimitetin, ashtu si edhe Mustafa që ka humbur legjitimitetin të qenit kryeministër”.

“Kushtetuesja ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar ai ka shumë shkelje dhe ai rrjedhimisht është shkelës i Kushtetutës”.

“Gjithçka është e bllokuar dhe jofunksionale, fatin e tyre e kanë lidhur me dy marrëveshje ndërkohë që kanë dështuar në të dyja dhe në temat e tjera të interesit qytetar kanë dështuar”, ka thënë Kadaj-Bujupi.