‘Vetëvendosje’ politizon edhe vdekjen e njerëzve me probleme shëndetësore (DOKUMENT)

Naser Makolli i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Lipjan, ishte duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Lipjanit që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, në bazë të dokumenteve që ka siguruar “Zeri.info”, i ndjeri Makolli që nga koha kur është sjellë në këtë qendër ai ka qenë nën trajtim të vazhdueshëm mjekësorë.

Më 27 mars të këtij viti, Makolli ishte dërguar në ShSKUK në Klinikën e Gastroenetrologjisë ku edhe ishte diagnostifikuar me “Enterocolit” apo siç njihet ndryshe, pezmatim i zorrëve.

Milazim H. Gjocaj, Specialist i Ekologjisë Humane, Shëndetësi Publike si dhe Drejtor i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një email-adrese ka sqaruar gjithçka.

“Specialisti nuk e ka hospitalizuar, ka bere kontroll ambulatore, i ka përshkruar terapi, te cilën pacienti ka qen duke e marre  dhe ka kërkuar qe te i behën analizat e fecesit, te cilat zakonisht behën për tri dite rrashtë e te cilat kane filluar te dërgohen ne IKSHPK qe nga data 28 dhe kane vazhduar me 29 dhe 30 mars. Zakonisht rezultatet nuk mund te prodhohen para se paku një jave, me të cilat është kërkuar qe te dërgohet et infektologu”, thuhet në deklaratën e tij, raporton “Zeri.info”.

Gjocaj po ashtu ka thënë se edhe në mëngjesin e ditës së sotme, i ndjeri Makolli ka pasur një kontroll mjekësore dhe se sipas mjekut që e ka kontrolluar, fillimisht nuk ka pasur ndonjë çrregullim dhe se të gjitha shenjat vitale kanë qenë në normë, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, sipas Gjocajt, kjo situatë ka ndryshuar në mesditë, ku edhe Makollit i është përkeqësuar gjendja.

“Në mesditë, rreth orës 12:45, gjendja e të burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie të shtypjes se gjakut. Mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve të paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit së bashku me kryeinfermierin e burgut kanë transportuar pacientin në Lipjan. Ndihma e parë ka vazhdar të i jepet edhe gjatë transportit dhe në Emergjencën e QKMF në Lipjan, ku edhe nuk është arritur që pacienti të reanimohet dhe si rezultat eshët konstatuar vdekja e tij”, thuhet në deklaratën e Gjocajt.

Ai po ashtu thotë se edhe në këto momente janë duke u bërë proceduar e hetimit të rastit dhe verifikimit të vdekjes me anë të autopsisë.

“Në këto momente janë duke u bere procedurat e hetimit te rastit dhe verifikimit te vdekjes me ane te autopsisë”, thuhet në dekalratë, raporton “Zeri.info” .

Vlen të theksohet se, trajtimi mjekësor në burgje të Kosovës është kompetencë ekskluzive e Ministrisë së Shëndetësisë, nëpërmes departamentit shëndetësor në burgje.

Ky është raporti i mjekut dhe dokumenti i kontrollit specilaistik që ka sigurar "Zeri.info":