Nënkryetarët e partive po debatojnë tash e dy orë me dyer të mbyllura
Nënkryetarët e partive kryesore politike në vend, janë mbledhur tash e dy orë.
Siç merr vesh Klan Kosova, ata janë mbledhur për të debatuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ushtrinë e Kosovës dhe një udhërrëfyes për dialogun me Serbinë.
Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar nëse këto janë pikat që do t’i diskutojnë, kurse takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Aty janë parë që kanë hyrë, Xhavit Haliti nga PDK, Lutfi Haziri nga LDK, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe nga Nisma, Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi.
Pas takimit merret vesh se ata do të darkojnë së bashku.