Ky është lokali i peshkut ku po darkojnë Rama dhe Meta (Foto)

Katër vjet më parë preferuan darkën buzë detit në Gjirin e Lalzit dhe pjata kryesore ishte ajo e ngjalave.

Në fund të së cilës Ilir Meta vendosi të tradhëtojë Sali Berishën dhe të bashkohet me Edi Ramën për ta çuar doktorin në opozitë.

Kumbari në atë kohë ishte Nar Koka, i cili si për ironi të fatit, dy ditë më parë kishte një problem me policinë e Durrësit dhe iu desh të qëndronte për disa orë në komisariat për ta sqaruar.

Pas katër vjetësh, nga ai 1 prill 2013, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar sërish për të darkuar.

Kanë mbetur edhe njëherë besnik të menusë së vjetër, me ndryshimin e vogël që asortimenti kryesor nuk janë ngjalat, por peshku.

Kanë zgjedhur një restorant peshku ne Pazarin e Ri, dhe me vete kanë marrë edhe dy “dëshmitarë” të kësaj darke, Erion Veliajn dhe Petrit Vasilin.

Panorama sjell disa fotografi nga lokali ku po darkojnë Edi Rama dhe Ilir Meta.