Vuçiq president i ri i Serbisë

Aleksandër Vuçiq ka fituar garën për president të Serbisë në zgjedhjet e së dielës, transmeton “Zeri.info”.

Fitoren e kryeministrit aktual në garën për zgjedhjet presidenciale e para e ka lajmëruar agjencioni ndërkombëtar i lajmeve ‘Reuters’, sipas të cilit Vuçiq ka fituar 58 për qind të votave, përcjell “Zeri.info”.

Sipas ‘Reuters’, në bazë të votave të numëruara i dyti në garë për nga votat e fituara është kandiidati i opozitës Sasha Jankoviq.