Tefik Bajrami, kampion bote

Tefik Bajrami është shpallur kampion bote në boksin profesionist, shkruan zeri.info.

Uragani shqiptar e ka mposhtur argjentinasin Diego Javier Sanabria, pasi ky i fundit e dorëzoi meçin në rundin e nëntë pas goditjeve të rënda të boksierit shqiptar, i cili me këtë rast ia lëndoi syrin nga goditjet.

Bajrami kështu u shpall kampion bote në versionin WBU në kategorinë Cruizer (86 – 90.7 Kg).

Meçi u mbajt në Kriens të Luzernit para 1,000 shikuesve. /Zëri/