Pjepri i hidhur kinez ul nivelin e sheqerit në gjak

Pjepri i hidhur gjendet pothuajse në të gjitha tregjet aziatike dhe ndihmon për tretjen dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

“Mbajtja e nivelit të sheqerit nën kontroll është e rëndësishme nëse doni të bini nga pesha. Shumë sheqer në gjak i dërgon një sinjal pankreasit për ta çliruar hormonin e insulinës. Duke mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll do ta reduktoni dhjamin”, thotë Nicole Kuhl nga Lifespan Medicine, transmeton "Zeri.info".

Pjepri i hidhur në mjekësinë kineze është edhe ushqim edhe ilaç.

Kina e përdor këtë ushqim për t’i vrarë bakteret, viruset dhe disa qeliza kancerogjene, po ashtu për reduktimin e inflamacionit dhe pastrimin e gjakut.

Mjafton një pjesë e pjeprit në ditë për t’i arritur rezultatet e dëshiruara. /ZËRI/