'Messi duhet t’i thotë lamtumirë Argjentinës'

Mariano Andújar mendon se Leo Messi duhet të heqë dorë nga Kombëtarja Argjentinës, pasi sipas tij pesë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë kritikohet pa të drejtë.

Portieri i Argjentinës, Mariano Andújar, mendon se Leo Messi asnjëherë nuk është trajtuar ashtu siç duhet në vendlindjen e tij dhe për këtë duhet të heqë dorë nga Kombëtarja.

“Kam menduar se ai nuk do të vij më në Kombëtare, por ai e donë këtë ekip”, tha ai.

“Të them të vërtetën Messi nuk është dashur të vij, nuk duhet të vij. Pse të vij? Që të tallen me të? Askush nuk ia di vlerën”, shtoi më tej Mariano.

Kujtojmë se ditë më parë FIFA dënoi yllin e Argjentinës, Leo Messi me katër ndeshje mos lojë, për shkak të sjelljeve arrogante ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Kilit. /Express/