Xherdan Shaqiri shënon gol si në 'Euro 2016', qorron portierin (Video)

Xherdan Shaqiri duket në formë të mirë para sfidës kundër Letonisë

Ai ka shënuar një gol të bukur në stërvitjen e sotme duke i dhënë sinjale trajnerit Petkovic se është gati për lojën e së shtunës, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Stoke City për shkak të lëndimit.

Goli që shënoi ishte pothuajse i ngjashëm me atë të “Euro 2016”, që u zgjodh edhe goli më i mirë i Evropianit.