Ujkani paralajmëron Islandën

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, beson se Kombëtarja jonë mund të marrë rezultat pozitiv të premten mbrëma ndaj Islandës.

“Nesër ka me qenë një tjetër ndeshje, lojë fizike me duele në ajër. Jemi përgatitur dhe mund të marrim rezultat pozitiv, Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ajo me Turqinë”, tha Ujkani.