Mbrojeni lëkurën me kumbulla të thata

Ajo çfarë ju konsumoni lidhet ngushtë edhe me dukjen tuaj, pasi ka shumë ushqime të cilat vërtet mund të jenë aleatë të rëndësishëm në bukurinë tuaj.

Dhe në mesin e këtyre ushqimeve që ndikojnë në pamjen tuaj të bukur janë edhe kumbullat e thata, kjo pasi këto fruta përmbajnë materie të cilat i shuajnë radikalet e lira në gjak, transmeton "Zeri.info".

Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.

Përveç kësaj, kumbullat e thata ndihmojnë edhe tek ata që duan të humbin në peshë, pasi ato ndikojnë në tretjen më të mirë të ushqimit. /ZËRI/