Shtatë të arrestuar pas sulmit në Westminster

Shtatë persona janë arrestuar në disa bastisje pas sulmit në Westminster ku mbetën të vdekur pesë persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Shefi për Luftimin e Terrorizmit, Mark Rowley ka thënë që viktimat ishin të nacionaliteteve të ndryshme.

Tutje ai ka bërë të ditur që shtatë nga të lënduarit janë ende në spital dhe në gjendje kritike.