Gecaj merr mbështetjen e Malit të Zi për integrime evropiane
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi është takuar me nënkryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Genci Nimanbegu.
Ata kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Të dyja palët u dakoruan për bashkëpunim të ndërsjellë mes dyja vendeve në veçanti për fushat e përbashkëta që lidhin të dyja vendet në procesin e integrimit evropian.