Ende nuk dihet nëse Ivanov do ta presë Hahn

Presidenti maqedonas, George Ivanov nuk do të takohet sot në Shkup me komisarin evropian Johanes Hahn dhe tre europarlamentarët, është konfirmuar nga kabineti i tij, ndërsa si arsye është përmendur se ai do të kthehet vonë nga Hungaria, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

Sipas mediave maqedonase, thuhet se Ivanov qysh javën e kaluar kishte paralajmëruar se nuk do të takohet me Hahn, i cili së bashku me euro0-parlamentarët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn do të qëndrojnë në Shkup në tentim të tejkalimit të krizës politike, e cila është rritur pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.