Erdogan: Do të shqyrtojmë marrëdhëniet me BE

 

Presidenti turk, Tayip Recep Erdogan, deklaroi të martën se pas referendumit në prill Turqia do të shqyrtojë marrëdhëniet e veta me Evropën, të cilën e ka përshkruar si “fashiste”, në formë të atij në kohën para Luftës së Dytë Botërore.

Pas referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit më 16 prill, do të lindë “një Turqi tjetër” në raport me Bashkimin Evropian, transmeton Reuters deklaratën e Erdoganit.