Vetëvendosje e Nisma bojkotojnë Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë bojkotuar fjalimin e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminister për Demokraci në Kosovë”.

Mirëpo, kreu i shtetit gjatë këtij fjalimi ka thënë se partitë politike në Kosovë kanë një bashkëpunim sepse sipas tij vendin po e presin vendime të mëdha siç është çështja e Demarkacionit, transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe ajo e Asociacionit, njofton Klan Kosova.