Ambasada amerikane promovon bukuritë e Bjeshkëve të Rugovës

Ambasada amerikane në Kosovë po promovon bukuritë natyrore të Kosovës.

Nëpërmjet llogarisë në Facebook, janë shfaqur bukuritë e Bjeshkëve të Rugovës.

'Kosova e Bukur' këtë herë paraqitet nëpërmjet një fotoje të Bjeshkëve të Rugovës që mban firmën e Kushtrim Krasniqit.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada Amerikane në vend promovon Kosovën dhe bukuritë e saj natyrore.