Babai i Duas sjell pamje kur vet ishte rock-artist (Foto)
Dukagjin Lipa është kthyer mrapa në kohë me një fotografi, kur ishte këngëtar i Rock n’Rollit.
Në profilin e tij në Instagram, Dukagjini ka publikuar një foto bashkë me grupin e tij, shkruan lajmi.net.
Fotoja e postuar nga babai i Dua Lipës, është shkrepur 16 vite më parë.
Tashmë Dukagjin Lipa pas përfundimit të karrierës po merret me menaxhimin e vajzës së saj Duas, e cila ka arritë famë botërore.