Azem Vllasi tregon se si ishte kacafytur me Murat Jasharin para se të plagosej (Video)

Avokati Azem Vllasi ka treguar për momentin se si është plagosur të hënën në Prishtinë.

“Praktikisht jemi kacafytur, unë e kam parë me dorë të djathtë kur sulmuesi e ka nxjerrë revolen, më ka ra në sy zhurmuesi që e amortizon zhurmën. Ai është drejtuar ndaj meje, në gjoks”, ka treguar Vllasi për "Info Magazine".

Vllasi e ka cilësuar plagosjen e tij si vrasje të planifikuar, por që ka mbetur vetëm një tentativë për vrasje.

“Sigurisht se kishte tentativë të më vriste, kjo është revole, nuk ishte mjet i ftohtë, nuk ishte vetëm ideja të më lëndojë, me iu drejtu dikujt me revole në gjoks është vrasje e planifikuar. Në atë kacafytje kam arritur të ja ngris dorën më lartë dhe aty ka shkrepur”, përcjell deklaratën e tij, Klan Kosova.