35 vjet burg për shqiptarin që vrau çiftin britanik
Gjykata e Ipswich e ka dënuar shqiptarin Ali Qazmija me 35 vjet burgim.
Qazimaj vrau çiftin britanik Sylvia 69 vjeçare dhe Peter Stuart 75 vjeçar.
Trupi i pajetë i këtij të fundit është gjetur në qershor por gruaja e tij nuk është gjetur kurrë.
Qazimaj, 43-vjeç, nga Shqipëria i cili jetonte në Essex të Anglisë, kishte mohuar ta ketë kryer vrasjen dhe pretendonte se është kapur gabimisht nga autoritetet britanike.
Ai në gjyq ishte paraqitur me identitet te rrejshëm duke thënë se është shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi, raporton BBC.
“Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. i pandehuri mohon se është Ali Qazimaj”, kishte thënë prokurori i rastit, Karim Khalili në seancën e kaluar të gjykatës, më 7 shkurt. /Zëri.Info