Ahmeti: Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë

Pas reagimeve të shumta të zyrtarëve të ndryshëm të trojeve shqiptare ndaj vendimit të sotëm të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë, njofton Telegrafi maqedoni.

“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Ahmeti.