Kuvendi i Prishtinës me mbledhje të jashtëzakonshme për Haradinajn

Sot do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me miratimin e rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ish-kryeministri i Kosovës ishte arrestuar më 04 janar nga autoritetet franceeze pas një urdhërarresti të Serbisë të vitit 2004.