Roma fiton dhe mbetet në hap për titull (Video)

Roma ka fituar ndeshjen ndaj Cagliarit në Serie A, për të mbetur në hap me Juventusin për titull

Roma ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Cagliarit në Olimpico, për të vazhduar ecurinë prej katër fitoreve më radhë në Serie A.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko.

Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, apo një më pak se sa Juventus, që ka një ndeshje të pa zhvilluar. /Express/