Lipjani mbulohet nga mbeturinat (FOTO&VIDEO)
Komuna e Lipjanit është në hall të madh nga ndotësit e mjedisit. Së fundi, shumë pjesë të këtij qyteti janë të mbushura me mbeturina të grumbulluara vend e pa vend, në afërsi të shtëpive të banimit.
E nga grumbullimi i mbeturinave janë shfaqur edhe qentë endacak, të cilët rrezikojnë jetën e qytetareve.
Kompania “Pastrimi” në Lipjan që ka për detyrë heqjen e mbeturinave, ndërsa ashtu siç shihet në fotografi mbeturinat ka kohë që nuk janë hequr./Zeri/.