Momenti kur Trump injorohet nga Melania, derisa mundohet t’i tregojë se ku duhet të ulet (Video)

Donald Trump është munduar t’i tregojë bashkëshortes së vet se ku duhet të ulet derisa po mbante një fjalim, por ajo e injoroi plotësisht duke u vepruar krye në veti.

Ky moment i sikletshëm ndodhi vetëm disa minuta para se Trump të deklaronte, se “kabineti i tij ka koeficientin më të lartë në testin IQ sesa çdo qeveri tjetër që e ka pasur”, transmeton Telegrafi.

Këto komente ekspertë të shumtë i vlerësojnë si të pabaza dhe të drejtuara kah kundërshtarët e tij politik.

Megjithatë, deklarata e tij nuk është komentuar shumë sa veprimi i bashkëshortes së tij, e cila në një moment injoroi atë derisa mundohej t’i tregonte se ku duhet të ulet.