Aksident i rëndë në Tiranë, udhëtarët mbesin të bllokuar në makinë
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në dalje të Tiranës pranë qendrës tregtare “Casa Italia”.
Burime të lapsi.al në vendngjarje thanë se aty kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të nxjerrë personat e bllokuar në një makinë.
Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë vetëm për një të lënduar që është dërguar në spital.
Nuk është e qartë ende dinamika e aksidentit.