Rrahje në Prishtinë, theret me thikë një person

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë saktësisht në rrugën “Xhavit Ahmeti”, pas një përleshje mes dy personave (meshkuj), njëri është therur me thikë.
‘Rr. “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë 18.01.2017-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit për arsye të panjohura janë përleshur në mes veti, me ç’rast njëri prej tyre është therur me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”- njofton policia.