Facebook po krijon një teknologji që do t’ua lexojë mendjen

Facebook dëshiron t’i dijë edhe mendimet tuaja më të thella dhe më të errëta.

Në Prill, ky rrjet social ka treguar për ekzistencën e në divizioni të ri, i njohur vetëm si Building 8, i cili i dedikohet krijimit të produkteve të reja harduerike dhe softuerike.

Njëra nga produktet e këtij divizioni, do të jetë zhvillimi i teknologjisë së avancuar BCI, që do të bëjë analizimin e të dhënave elektropsikologjike dhe të neuroimazhit.

Ky sektor i Facebook, do të punojë në monitorimin e asaj se si aktivitetet e trurit ndryshojnë kur ne shohim fotografi dhe video të ndryshme, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.