FBK-ja merr vendime të rëndësishme
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë ndryshime në disa pozita shumë të rëndësishme.
Pas dorëheqjes së Leart Hoxhës, ky organ i FBK-së e ka ëmëruar sekretare Elvira Dushkun, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndërkohë, Bordi i FBK-së e ka ndërprerë bashkëpunimin me Komisarin e Garave, Bajrush Ademi, ndërsa në vend të tij është emëruar Faton Kurshumlija.
Në FBK do të angazhohen edhe zyrtarë të rinj, kurse Bordi ka hapur konkurs për organizimin e garës finale të Kupës, i cili do të jetë i hapur nga 17 deri më 19 shkurt.
Ndërkohë, Bordi i FBK-së e ka refuzuar kërkesën e klubeve të Ligës së Dytë për t’i liruar nga pagesa e gjyqtarëve. /Zëri/