Pas vdekjes së Ergit, tjetër lajm i keq për familjen Dini (Foto)

Kur kanë kaluar pak javë nga aksidenti tragjik që i mori jetën në qendër të Tiranës këngëtarit Ergi Dini, një tjetër lajm i keq vjen për këtë familje.

Në fakt ka qenë e motra, Barbana Dini e cila ka njoftuar se llogaria në Facebook e nënës së tyre është vjedhur nga njerëz dashakeqës.

Aty ndodheshin kujtimet e saj me të birin, pëlqimet dhe komentet e shkëmbyera si dhe foto familjare, të cilat tashmë administrohen nga të tjerë njerëz.