AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njëjtit skenar
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se treni serb është provokimi i radhës që Serbia i ka bërë Kosovës pasi kjo ngjarje rrjedhi menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt, lider i AAK-së, andaj këto dy ngjarje janë sulme të njëpasnjëshme ndaj Kosovës.
Lexoni reagimin e plotë:
Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin!
Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar.
Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës,brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “shoë me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj!
Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës!