Qytetarët mobilizohen për t'i ndihmuar 7 fëmijët e familjes Xhaferi (FOTO)

Qytetarët kosovarë kanë nisur të mobilizohen dhe të ndihmojnë familjen e Milaim Xhaferit, e cila jeton në kushte të rënda, në Hajvali të Prishtinës, e për gjendjen e së cilës familje që po përballet me të ftohtit dhe me urinë ka raportuar sot gazeta “Zëri”.

 Pas raportimit të gazetës në artikullin e botuar “Shtatë fëmijë në Hajvali pa bukë, po 'ngrihen' nga të ftohtit”, familjen me shtatë fëmijë, më i vogëli njëmuajsh, qytetarët kanë filluar ta ndihmojnë me gjëra ushqimore, si dhe me veshmbathje, raporton “Zëri.info”.

 

Por edhe nga jashtë vendit kryefamiljari Milaim Xhaferi po kontaktohet nga bashkatdhetarët, të cilit kanë shprehur vullnet për ta ndihmuar.

Familja Xhaferi jeton në një shtëpi, në të cilën të ftohtit depërton lehtë pasi kjo shtëpi ka një kulm të improvizuar dhe dyer e dritare të vjetra, të përdorura më parë.

Nga kulmi në këto ditë të ftohta pikon bora e shkrirë, e cila krijon një rrjedhë uji. /Zëri/