Hoxha: Së shpejti takim me minstrin francez të drejtësisë për arrestimin e Haradinajt
Ministria e Drejtësisë, Dhurata Hoxha gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se dikasteri që ajo udhëheq është në procedurë të organizimit të një takimi me ministrin francez të drejtësisë për rastin Haradinaj.
“Ministria e Drejtësisë, mbetet në gatishmëri për veprime juridike dhe politike sipas kërkesës së ambasadës në Francë. MD, është në procedurë të organizmit të një takimi të drejtpërdrejt me ministrin e Francës për këtë rast”, ka deklaruar Hoxha.
Ndryshe, ministria ka siguruar se fletëarrestet e lëshuara nga Interpoli për kosovarët gjoja për akuzat për krimet lufte do të hiqen.
“Pritet vetëm përfundimi i proceduarve në Interpol që ndiqen për krime lufte në territorin e Kosovës të hiqen nga kjo listë. Md vazhdimisht ka kundërshtuar kërkesat të kryera nga kosovarët kinse për vepra penale”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, Hoxha ka theksuar se Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë gjitha veprimet e duhura që Haradinaj të kthehet në Kosovë. Sipas saj, AAK ka qenë vazhdimisht e informuar nga MD-ja për zhvillimet në rastin Haradinaj.zëri.info