Nëna e Ronaldos shpërtheu në lot në Bernabeu (Video)

Nëna e Cristiano Ronaldos nuk ka mundur të përmbahet nga emocionet në “Santiago Bernabeu”, ku CR7 prezantoi Topin e katërt të Artë në karrierë.

Nëna e Ronaldos, Dolores dos Santos Aveiro, është parë duke qarë kur Cristiano po e prezantonte Topin e katërt të Artë në prani të mijëra shikuesve dhe legjendave të “Los Blancos” si Figo, Gento, Ronaldo, Owen e Zidane, transmeton Gazeta Express. Për më shumë shikoni videon më poshtë.