Ahmeti inspekton punët në pastrimin e rrugëve (Foto)

Komuna e Prishtinës ka ofruar në shërbim të qytetarëve numrat pa pagesë në qendrën e thirrjeve, për telefonuar qytetarët të cilët kanë probleme të ndryshme, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Numrat janë: 0800/1-22-33; 0800/1-22-44; 0800/1-22-55.

Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë orëve të mbrëmjes ka vizituar disa rrugë të kryeqytetit për të parë nga afër punët që po kryejnë kompanitë për pastrimin e rrugëve.

Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë, si pasojë e të reshurave të borës.