Pamje dramatike pas sulmit në Aeroportin e Floridës (Video)

Pamjet e mëposhtme janë në ambientet e terminalit në aeroportin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë 5 persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Video tregon momentet e para pas ngjarjes së rëndë, ku duken trupat e viktimave të shtrirë në dysheme, transmeton lajmi.net.

Autori është arrestuar nga policia amerikane. Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

KUJDES! Pamje të rënda