Zulfaj: Kosova nuk e ka kushtëzuar kurrë Serbinë
Analisti i lëvizjes “FOL”, Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook ka komentuar mbi arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritet franceze. Zulfaj ka thënë se në asnjë marrëveshje Serbia nuk është kushtëzuar me heqjen e fletarresteve ndërkombëtare, dhe kjo sipas tij, mbete dështim i të gjithë atyre që na kanë përfaqësuar në dialog, raporton “zeri.info”
Ja postimi i plotë i Jeton Zulfajt
Kur ndodhin raste sikurse ky i arrestimit te Ramush Haradinaj, me se paku duhet te merremi me njeri tjetrin dhe ne vend te kësaj te kërkojmë zgjidhje.
Eshte e lehte te drejtojme gishtin kahdo qe na kan zemra qe te gjejme shfajesim.
Eshte e qarte tashme se per shkak te nje politike te mbrapshte dhe mungeses se diplomateve, asnje marreveshje ne dialogun ne Bruksel nuk eshte kushtezuar me heqjen e fletarresteve nderkombetare nga Serbia. Ky mbetet deshtim dhe pergjegjesi e gjithe atyre qe kane perfaqesuar vendin ne dialog.
POR, ne anen tjeter: Sa here eshte protestuar jashte dhe brenda parlamentit dhe bojkotuar puna ne parlament per heqjen e ketyre fletarresteve?!
Jane momente te trishta sikurse ky me Ramushin qe na kujtojne shpesh se agjendat e ndjekura nga partite politike jane me shume elektorale dhe ditore se sa vizionare dhe ne sherbim te qytetareve.
Ne mungese te lidershipit, ne vazhdojme te aktrojme dhe luajme me qeverisjen, me politiken me qytetaret.